Lajme

A ka afat për përfundimin e dialogut? Bislimi flet për një shkresë që ua dha Lajçak

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 06 December 2022

Kosova insiston se diskutimet me Serbinë tani kanë afat të caktuar. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme, dhe e pohoi këtë para deputetëve.

Në tekstin e marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel nuk shënohet ndonjë datë si afat për përmbylljen e bisedimeve, por Bislimi thotë se për këtë çështje, një shkresë shtesë natën e 23 nëntorit e morën nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Kërkesa ka qenë që diskutimet të kufizohen në kohë, në mënyrë që ato të mos zgjaten pastaj pa kufi dhe mendoj se me dakordimin e datës 23 nëntor e kemi arrtur këtë, për arsye se si pjesë e marrëveshjes është paraparë që bisedimet për propozimin franko-gjerman duhet të kufizohen deri në fund të marsit”, tha Bislimi.

-Advertisement-

“Në fakt, në tekst nuk figuron data mars, mirëpo figuron takimi i grupit special për normalizim dhe pastaj ne e kemi pranuar këtë formulim vetëm në këmbim të një shkrese shtesë të z. Lajçak, ku ai e cakton afatin për normalizim, marsin 2023. Dmth ne e kemi marrë këtë siguri, e pastaj e kemi pranuar atë formulim”, shtoi zëvendëskryeministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera