Lajme

“A ju ka marrë malli për mua?” – Trump del me deklaratë të çuditshme pas shtrenjtimit të gazit

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 08 March 2022

Luftimet në Ukrainë, pasi Rusia nisi pushtimin e saj kanë bërë që çmimi i naftës dhe gazit në botë të ngritet ndjeshëm.

Mesatarja kombëtare e SHBA-ve për një gallon benzinë ​​u rrit me 45 cent në javën e kaluar dhe arriti në 4,06 dollarë të hënën, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.

Rritja ka ngjallur një koment nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

-Advertisement-

“Çmimet më të larta të gazit në histori. A ju ka marrë akoma malli për mua”, tha shkurt Trump.

Trump kishte shkaktuar reagime edhe kur kishte “lavdëruar” një lëvizje të presidentit rus, Vladimir Putin, para se ai të niste pushtimin e Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera