Shëndetësi

A jeni duke e pastruar vagjinën siç duhet?

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 07 June 2019
Kur flasim për higjienën intime pastrimi i duhur i vagjinës është një nga çështjet më të rëndësishme te femrat.Mirëpo, shumica prej neve e kanë keqkuptuar mirëmbajtjen intime, kjo sepse ajo çfarë duhet të bëni është ta lëni të qetë, sepse pastrohet vetë!

Përdorimi i larësve dhe shumë produkteve të tjera artificiale më shumë e dëmton vagjinën tuaj si jashtë ashtu edhe brenda sesa e ndihmon atë. Këto produkte, që blihen janë shumë të dëmshme dhe kanë tendencë të mbledhin baktere.

Metodat që përdorin femrat për të pastruar vagjinën siç janë pastrimi me avull gjatë dushit janë të dëmshme dhe aspak të nevojshme. Pastrimi i jashtëm i vulvës duhet të bëhet mirëpo në mënyrën e duhur. Mënyra e duhur për ta bërë atë është të përdorni vetëm ujë dhe asnjë lloj tjetër të produkteve artificiale.

-Advertisement-

Gjithashtu nuk është e nevojshme larja e përditshme e saj. Larja e shpeshtë e saj shkakton humbjen e vajrave dhe substancave të tjera të trupit të cilat janë specifike për mirëmbajtjen e asaj pjese.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera