Lifestyle

A janë të ngrënshme lëkurat e qepëve? Katër mënyra për t’i përdorur ato në kuzhinë dhe më gjerë

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 05 September 2023

Qepa është një produkt që gjendet në të gjitha kuzhinat, përdoret në shumicën e recetave që përgatisim ndërsa hahet edhe e gjallë.

E më e rëndësishmja është një nga përbërësit kryesorë të sallatës së fshatit. Por çfarë ndodh me lëkurën e saj? A mund ta konsumojmë? Dhe nëse po, si?

Përfitimet për mjedisin dhe shëndetin tonë

-Advertisement-

Ne përpiqemi gjithmonë të gjejmë mënyra të ndryshme për të përdorur gjithçka në kuzhinën tonë dhe për të reduktuar mbeturinat tona. Pra, në mënyrë ideale nuk do të dëshironim të hedhim asgjë dhe të përdorim gjithçka, si pjesë e reduktimit të mbetjeve ushqimore. Kjo është arsyeja pse ripërdorimi i lëkurave të qepëve na sjell dobi dhe favorizon planetin në planin afatgjatë.

E pasur me antioksidantë, lëkura e qepës është po aq ushqyese sa edhe perimet që mbulon. Ashtu si perimet, ajo ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe forcon kockat tona falë përmbajtjes së lartë të kuercetinës. Në të njëjtën kohë, ajo është e pasur me lëndë ushqyese, si fosfor, hekur dhe vitaminë E. Në fakt, pasi pritet, qepa çliron disulfid alilik, një përbërës që besohet se ndihmon njerëzit të marrin frymë më lehtë, ndërkohë që vepron edhe si një antibiotik natyral.

A është e ngrënshme lëkura e qepës?

Është shumë e vështirë për t’u ngrënë e gjallë dhe sigurisht jo e lehtë për t’u tretur. Pra, nuk është e mundur të konsumohet e gjallë, siç ndodh për shembull, me lëkurën e një kastraveci. Megjithatë, ne mund ta përdorim atë në zierjen e lëngut të mishit për të marrë përfitimet që na jep.

Më poshtë janë 4 mënyra se si mund të përdoret lëvozhga e qepës në kuzhinë dhe më gjerë.

Në supë

Lëkurat e qepëve mund t’i japë supës suaj një ngjyrë të verdhë-portokalli. Mund t’i shtoni bashkë me përbërësit e tjerë dhe t’i jepni lëngut ngjyrë dhe shije. Gjatë servirjes i heqim.

Në një çaj

Lëkurat e qepëve kanë veti detoksifikuese, ndërkohë që na ndihmojnë të relaksohemi. Mund t’i hedhim në një gotë me ujë të vluar dhe t’i lëmë aty për rreth një çerek ore. Më pas e kulloni përzierjen dhe e pini për t’u çlodhur.

Brenda bukës

Lëvoren e qepës mund ta përdorni në bukë, duke e përzier me miellin, për t’i dhënë më shumë shije. Si është e mundur kjo? Lëvoret i thajmë mirë për disa minuta në furrë dhe më pas i bluajmë për t’i kthyer në pluhur. Shtoni pluhurin në brumin e bukës, kështu përgatisni një bukë të veçantë të pasur me lëndë ushqyese.

Në kopsht si pleh

Vetitë e tyre antioksidante mund të jenë gjithashtu të dobishme për bimët, nëse i hidhni lëvozhgat në kopshtin tuaj për të bërë një pleh natyral. Do të thoni nëse keni aftësinë për të kompostuar në oborrin tuaj, është gjëja më e mirë për bimët tuaja.

Njëkohësisht qepa përdoret edhe si material për pastrimin e sipërfaqeve në kuzhinë dhe në shtëpi në përgjithësi. Këtu lëkurat nuk kanë rolin kryesor, por e gjithë kokrra. Ajo ndihmon në pastrimin e njollave ​​të yndyrës në dritare dhe sipërfaqe xhami, furrën e sobës ose skarën. Mjafton të presim një qepë në gjysmë, ta fërkojmë në sipërfaqen që duam të pastrojmë, ta lëmë të veprojë për pak dhe më pas ta shpëlajmë me ujë të bollshëm. Rezultati do t’ju habisë. Më pas mund të spërkatni sipërfaqet me pastruesin e zakonshëm që përdorni për të përsosur rezultatin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera