A janë të kalueshme rrugët pas reshjeve të borës, tregojnë nga Ministria e Infrastrukturës
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 21 January 2022
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë janë të qarkullueshme, edhe pas reshjeve të borës.
Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara kanë qenë në terren gjatë natës dhe kanë larguar borën nga rrugët, e po ashtu, kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët.
“Pas reshjeve të fundit të borës, sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë. Të gjitha rrugët në vendin tonë janë të qarkullueshme për të gjitha automjetet. Kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë intervenuar gjatë gjithë natës, me pastrim të borës dhe hedhje të kripës në të gjitha rrugët duke e rritur nivelin e sigurisë për qarkullim më të lehtë”, thuhet në njoftim.
Ministria ka kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Në viset malore ka pas reshje të borës më shumë por rrugët janë të kalueshme, ndërsa kërkohet që të vozitet duke iu përshtatur kushteve atmosferike. Kompanitë gjatë ditës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes së rrugëve për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes duke iu përshtatur kushteve të rrugëve”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...