A janë të dobishme farat e lulediellit kundër mbipeshës? – Këshillat e duhura
Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 16 September 2020
Farat e lulediellit janë ndër farat më të shëndetshme për njeriun. Ato janë tepër të pasura me proteinë, fibër, yndyrna të shëndetshme dhe shumë vitamina e minerale.
Nga ana tjetër, ato përmbajnë yndyrë dhe kalori, gjë që ngre pikëpyetje nëse këto fara janë aleat i yni në përpjekjet për të humbur kilogramët e tepërt.
A Janë Të Dobishme Farat e Lulediellit Kundër Mbipeshës?
Ndonëse studimet mbi këtë aspekt të farave janë të pakëta, ajo që dihet i bën shkencëtarët të mendojnë se farat janë të dobishme, pavarësisht përmbajtjes së yndyrës dhe kalorive. Falë fibrës dhe proteinës, këto fara rrisin ndjesinë e ngopjes, ruajnë masën muskulare dhe ju ndihmojnë t’i përmbaheni më gjatë regjimit ushqimor të përzgjedhur.
Një e treta e fibrës tek farat e lulediellit është e tretshme që do të thotë se ajo jo vetëm mirëmban peshën duke ngadalësuar tretjen por edhe rritur ndjesinë e ngopjes. Farat rekomandohen edhe mes vakteve që të zbusin urinë dhe të pengojnë ushqyerjen e tepruar me produkte të shpejta e të pashëndetshme. Nga ana tjetër, konsumatori duhet të tregojë kujdes me konsumin e farave të lulediellit për arsye se disa lloje të farave kanë përmbajtje shumë të lartë kripe. Sodiumi është një mineral thelbësor për organizmin por nëse ai merret në sasi të larta, atëherë nxit rritjen e tensionit të gjakut. Për të shmangur sasitë e larta të kripës, zgjidhni variantin e pakriposur ose me sa më pak kripë të këtyre farave.
Prodhimi i Farave Në Shqipëri
Para viteve ’90, Shqipëria shquhej si prodhuese e farave dhe vajit të lulediellit. Por me rënien e komunizmit dhe shkatërrimin e industrisë, ne prodhojmë vetëm fara për konsum. Sipas INSTAT, vendi prodhon rreth 2.000 ton fara luledielli në vit nga 1.000 ha tokë të mbjellë, kryesisht të përqëndruar në zonën e Lushnjës dhe Beratit. Në total Shqipëria eksporton 38 ton fara dhe importon 92 ton, siç tregojnë dhe të dhënat zyrtare. Asnjë kokërr farë nuk shkon për prodhim, por konsumohet e gjitha e paketuar në vend. Vendi me prodhimtarinë më të lartë të farave të lulediellit për vitet 2019-2020 ishte Ukraina ndjekur nga Rusia.
Të tjera
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...