Lajme

A ja dha Vetëvendosje presidentin LDK-së, flasin nga partia e Albin Kurtit

Autori: Hateme Smajli 16:29 | 09 December 2019

Një ndër arsyet kryesore pse ende nuk është finalizuar marrëveshja e koalicionit në mes të  Vetëvendosjes dhe LDK-së është sepse kjo e fundit ka kërkuar edhe presidentin.

Ndërkohë në media gjatë ditës qarkullonte një lajm se Vetëvendosje ka lëshuar pe duke u pajtuar me këtë kërkesë të LDK-së.

Mirëpo Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së tha për gazetën inFokus se ky është një lajm i fabrikuar.

-Advertisement-

“Ky është më shumë një lajm i fabrikuar për të provokuar. Dy liderët e partive nuk kanë biseduar dhe nuk janë takuar më që nga takimi i fundit kështu që ky është një lajm i fabrikuar”, tha ai.

Ndërsa sot nga kjo parti konfirmuan për gazetën inFokus se do të ketë takim së shpejti por ende nuk është caktuar zyrtarisht se kur./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera