Lajme

“A ishte skenar i parapërgatitur”? Zbulohet se kush është vajza në videon e Safet Gjicit

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 16 June 2023

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përfshi në një skandal seksual këtë të premte, teksa iu publikua një video në zyrën e vet, duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Ai dha dorëheqjen, pas publikimit të videos.

Në reagimin e tij, Gjici, përveçse kërkon ndjesë, shprehet se iu ngrit një kurth nga kundërshtarët e vet.

-Advertisement-

Por kush është vajza, në videon e Safet Gjicit, e cila dyshohet se është përdorur, siç pretendon vetë Gjici.

Ajo ka qenë pjesë e një emisioni investigativ.

Dhe pasi u bë pjesë e këtij emisioni, është përdorur në dy inflitrime të tjera (jo seksuale).

Në një prej videove, ajo është shfaqur në një inskenim për blerje armësh në Durrës.

Siç shihet edhe në foto, ajo ka pasur kontakte edhe me Sali Berishën, por raportohet se ka lidhje edhe me rivalin e Safet Gjicit për Bashkinë e Kukësit.

Të gjitha këto, të bëjnë të dyshosh se kemi me një skenar të parapërgatiur.

Megjithatë, kjo pritet të zbardhet në ditët në vijim, pasi siç u njoftua, SPAK ka nisur një hetim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera