Lajme

A ishte i drejtë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, flet eksperti i çështjeve ligjore

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 29 May 2020

Ekspert i çështjeve ligjore Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar vendimin e Kushtetueses përmes të cilit dekreti i Presidentit, Hashim Thaçi është shpallur në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Hasanpapaj në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetues është shumë i qartë dhe këtë vendim duhet të respektojnë të gjitha palët e përfshirë.

“Nuk ka asnjë organ tjetër i cili do të konstatonte se është i drejtë apo jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Krejt ajo çka mund të thuhet është se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të respektohen nga të gjitha palët e përfshira”, ka thënë Hasanpapaj.

-Advertisement-

Poashtu Hasanaj ka thënë se përmes këtij vendimi nuk humbet rendësia e garës në zgjedhje.

Më poshtë mund të ndiqini të plotë intervistën e Bardhyl Hasanpapaj për Gazetën inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera