Lajme

A ishte e njoftuar KQZ-ja që Etem Arifi ishte i dënuar me burg, flet Valdete Daka

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 04 December 2020

Një vëndim nga Gjykata Kushtetuese rreth ligjshmërisë së Qeverisë Hoti dhe votës së deputetit Etem Arifi, pritet të merret ditët në vijim.

Arifi i cili ishte i dënuar me 1 vit burgim, kishte marrë pjesë në votimin e Qeverisë Hoti. Ani pse Kushetetuta e Kosovës e ndalon një gjë të tillë.

Edhe në zgjedhjet e 2019-të Arifi ishte certifikuar si deputet nga KQZ-ja, shkruan Gazeta Infokus.
E kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka në emisionin Gratë n’Fokus është shprehur se KQZ-ja nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë.

-Advertisement-

“KQZ nuk e kishte fare informatën se Arifi ishte i dënuar, për neve Arifi ka kandiduar nga subjekti i tij politik i ka marrë votat dhe është certifikuar dhe ka fituar mandatin e deputetit”, ka thënë ajo.

Më poshtë gjeni të plotë emisionin Gratë n’Fokus. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera