Lajme

A ishin Veliu, Hoti e Selmanaj kundër vendimit të LDK-së për të ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 30 March 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të jetë pjesë e seancës ku do të votohet për Vjosa Osmanin , presidente.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari, Lumir Abdixhiku i kësaj partie në një konferencë për mediat.

Po ashtu ai është pyetur se a ishin kundër këtij vendimi, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, deputetë të kësaj partie, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë pohim apo mohim për këtë çështje.

-Advertisement-

“Fillimisht ju kisha lut që mos ti personalizoni gjërat në emra të përveçëm, ne kemi bisedime dhe do të vazhdojmë me bisedimet dhe pres që të mbështetem nga të gjithë deputetët e LDK-së”, ka thënë ai.

Kujtojmë se seanca për zgjedhjen e presidentit u raportua se do të jetë me 18 prill./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera