Lajme

A ishin rekomandimi i IKSHPK’së dhe ftesa e presidentes skenar për shtyrjen e zgjedhjeve?- flet Kusari-Lila

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 14 September 2021

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka mohuar idenë se ka pasur skenar për shtyrjen e zgjedhjeve komunale, të përcaktuara të mbahen më 17 tetor.

Kusari-Lila, në emisionin ‘dPt’ te Fidani ka vlerësuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka bërë në mënyrë transparente rekomandimin e IKSHPK’së për shtyrje zgjedhjesh, shkruan Gazeta Express.

“Janë vendime profesionale të cilat kanë ardhë dhe nuk kanë ardhë si inicim i kërkesës së një partie, por kanë ardhë nga vetë titullari, presidentja e vendit, e cila ka dashtë me ditë në rrethanat aktuale dhe atë e ka bërë në mënyrë shumë transparente. Nuk ka pasë asnjë moment të vetëm tendencë për të shty një vendim apo tjetër, kjo është vetëm farsë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Partitë opozitare në vend kundërshtuan prezencën e Kusari-Lilës dhe Donika Gërvallës në takim për shkak se siç thanë, Alternativa dhe Guxo nuk janë të parti të certifikuara. Kundër këtij reagimi ka dalë kandidatja e LVV për kryetar të komunës së Gjakovës.

“E para ishte amatoreske, edhe prej Memlit edhe prej Lumirit edhe e dyta dshakeqe. Në fund e panë që ne kishim zëra tërësisht të pavarur dhe objektiv”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera