Fokus

A ishin përplasjet AAK-PDK arsye e dorëheqjes së Ramush Hardinajt (Video)

Autori: Doresa Geci 20:32 | 14 September 2019

Lideri i AAK Ramush Haradinaj ka sqaruar se a ishin përplasjet me PDK-në arsye që ai të jep dorëheqje.

“Unë njihna për aq guxim sa me ta thonë ndërsye çfarë do koftë. Kur kam pas hatër mbetje i kam thanë PDK, edhe Thaçit, edhe Kadrisë”, ka përfunduar ai.

Kështu Haradinaj ka aluduar se nuk ishin përplasjet mes partisë së tij dhe PDK-së arsyet që quan në dorëheqje.

-Advertisement-

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik të këtij viti.

Por kjo nuk ishte hera e parë që ai jep dorëheqje nga kjo pozitë.

Edhe në mars të vitit 2004, pas tre muajsh pasi kishte marrë detyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera