Lajme

A ia huqi Vjosa Osmani kur tha të arrestohet vrasësi i Ukë Bytyçit? – Reagon këshilltari i saj

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 27 October 2020

Këshilltar i kryeparlamentares, Faton Peci ka reaguar pas disa shkrimeve në media, ku thuhet se Vjosa Osmani ka bërë një “huqje” sot kur ka shkruar për vrasjen e veprimtarit të LDK-së, Ukë Bytyçit.

Peci në Facebook ka shkruar se këtu “nuk ka huqje fare”, derisa, ai e arsyeton këtë duke thënë se vrasësi është në burg, mirëpo, urdhërdhënësit jo.

“Prandaj edhe duhet të zbardhet kush ka dhënë urdhrin për vrasjen e Ukë Bytyçit dhe shumë veprimtarëve të tjerë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Vjosa Osmani nuk ja ka huqe fare, sepse vrasesi eshte ne burg, por urdherdhenesit jo. Prandaj edhe duhet te zbardhet kush ka dhene urdherin per vrasjen e Uke Bytyqit dhe shume veprimtareve te tjere.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera