A i takon Presidenti LDK-së?
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 20 November 2019
“Nëse merren për baze rezultatet zgjedhore të 6 tetorit, me dhe pa Nismën në Kuvend, shumica e re qeverisëse LVV-LDK nuk do ti ketë 2/3 e deputetëve për të filluar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri”. Kështu shkruan njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Vela në llogarinë e tij në facebook.
Ky, sipas tij, është kusht i domosdoshëm për fillimin e procedurës dhe mosplotësimi i saj mund të shpie në dështimin e zgjedhjes së Presidentit të ri, shpërndarjen e Kuvendit dhe rrjedhimisht mbajtjen e zgjedhjeve të reja, shkruan Gazeta inFokus.
“Në këtë situatë, duket i pa arsyeshëm insistimi i LDK-së që ajo të ketë drejtën ekskluzive që të nominoj kandidatin/kandidaten për Presidentin e ardhshëm të vendit. Insistimi i tyre ka kuptim vetëm nëse LDK paraprakisht ka siguruar mbështetjen nga partitë opozitare (PDK, AAK dhe Nisma/AKR) për kandidatin/kandidaten e tyre. Nëse ky është rasti, atëherë kërkohet transparencë e plotë nga ana e LDK së si ka arritur këtë mbështetje”, shkruan Vela.
Por, përderisa koalicioni i ardhshëm nuk do të ketë mbështetjen e 2/3 të deputetëve, ai thotë se më e arsyeshme do të ishte nominimi i një kandidature me autoritet publik por politikisht neutrale që do të mund të merrte mbështetjen e partive opozitare, shkruan Gazeta inFokus.
Vela vlerëson se për të arritur këtë mbështetje, LVV dhe LDK duhet të sillen ndryshe me opozitën në krahasim me qeveritë e udhëhequra nga PDK, si dhe të përfshijnë atë në çështjet e interesit shtetëror./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...