Lajme

A i shpalli luftë Haradinaj BE-së me këtë fjalim?

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 18 December 2018

“Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”.

Më këto fjalë iu drejtua të hënën Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit dhe Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, në Bruksel.

Kjo edhe duket të jetë fjalia që acaroi diskutimin mes delegacionit të Kosovës dhe atij të BE-së, që kërkonte heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj Serbisë.

-Advertisement-

Por, si interpretohet kjo në diplomaci?

Sipas Artan Muratit, njohës i çështjeve ndërkombëtare kjo fjali mund të ketë më shumë se një kuptim.

“Në parim kjo po duket si një deklaratë që po synon me i dhanë dy mesazhe, në aspekt të politikës së jashtme por edhe në aspekt të politikës së brendshme”, është shprehur Murati për gazetën inFokus.

Natyrisht se në Bruksel mesazhi i parë i drejtohet diplomatëve të jashtëm të cilët janë të përfshirë në çështjen e dialogut në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

“E para në aspekt të politikës së jashtme po dëshiron me tregu që është pozicion i palëkundur se ai edhe të gjitha subjektet e tjera ose partnerët e tij nuk do ta përkrahin asnjë marrëveshje finale e cila në esencë përmbanë çështje të shkëmbimit të territoreve ose korrrigjimin e kufinjëve qysh janë deklaru tash e sa here”, sqaroi Murati.

E këto fjalë ka mundësi të interpretohen edhe ndryshe nëse e shikojmë nga aspekti i zhvillimit të çështjeve në politikën e brendshme në Kosovë kohëve të fundit.

“Në anën tjetër me dërgu një mesazh tek të gjithë politikanët ose individët e Republikës së Kosovës, përkrahës të kësaj ideje, kryesisht direkt te Presidenti edhe ndjekësit e tij se një gjë e tillë do të jetë e paparanueshme dhe një gjë e tillë mundet me kriju problem të mëdha brenda vendin nëse synohet të qohet përpara një agjendë e tillë” u shpreh Murati. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera