Lajme

A i nevojitet diasporës Gjykata Komerciale, flasin nga Organizata Germin

Autori: D.Geci 16:38 | 21 June 2021

Formimi i Gjykatës Komerciale në Kosovë do të hap rrugët për investimet e bashkatdhetarëve në vend.

Kështu ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deri sa ka njoftuar se ka nisur procedurat e formimit të kësaj Gjykate, shkruan Gazeta Infokus.

Se formimi i kësaj Gjykate do të jetë pozitivë për diasporën kosovare e thonë edhe nga Organizata Germin.

-Advertisement-

Sipas Lirim Krasniqit, përfaqësues i organizatës ‘Germin’ një ndër problemet e bizneseve nga diaspora ishte mungesa e sigurisë juridike.

“Nuk kam informacion për detajet e projektligjit. Por çka mundem me thanë është që: nga kontaktet tona të përditshme me bizneset e diasporës, një nga shqetësimet kryesore si pengesë për investime është mungesa e sigurisë juridike apo mekanizmave qe garantojnë sigurinë e investimeve të tyre. Nëse Gjykata Komerciale synon te zgjidh këtë problem, atëherë do te ishte e mirëseardhur dhe në funksion te rritjes se investimeve te huaja direkte dhe nga diaspora”, ka thënë Krasniqi për Infokus.
Ndryshe Gjykata Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera