Lajme

A flirtoi gazetarja amerikane me Putinin, çfarë thotë eksperti i gjuhës së trupit

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 20 October 2021

Një gazetare amerikane televizive e akuzuar nga Rusia për flirt me presidentin Vladimir Putin gjatë një interviste si një taktikë shpërqendrimi ka zgjuar vëmendjen te mediet e huaja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, eksperti i gjuhës së trupit, Darren Stanton, që ka ushtruar profesionin për 15 vjet, tha se gazetarja e CNBC Hadley Gamble po përdorte taktika të shumta flirti ndaj 69-vjeçarit Putin kur ata u takuan javën e kaluar në një konferencë energjie në Moskë.

Kjo vjen pasi prezantuesi i lajmeve në Rusi, Vladimir Solovyov tregoi pamjet midis takimit të Gamble dhe Putin në shfaqjen e tij javore të lajmeve, duke sugjeruar se ajo kishte “pozicionuar veten si një objekt seksi”.

-Advertisement-

Stanton, tha se nga 10 shenjat klasike të flirtit – ai ishte në gjendje të identifikonte ‘shatë ose tetë’ që shfaqeshin nga Gamble.

Shenjat përfshinin si mënyra kur ‘luante me flokët’, kur luante me këpucët e saj, ‘gjestet lundruese’ me këmbët që qarkullojnë në ajër, të cilat tha se janë shenjë e lumturisë së vërtetë se sa të shtirur.

Por, ai shtoi se nuk ishte e qartë nga pamjet nëse kjo ishte pjesë e një taktike të përpunuar të shpërqendrimit apo thjesht gjithçka ishte e natyrshme.

Eksperti i gjuhës së trupit vuri në dukje se Putini nuk po vepronte në të njëjtën mënyrë – duke sugjeruar se përpjekjet e Gamble për të flirtuar kishin pak efekt tek ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera