Shëndetësi

A është vaksina 100-vjeçare e tuberkulozit çelësi për të luftuar koronavirusin?

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 31 March 2020

Testimi i vaksinës Bacillus Calmette-Guerin (BCG) do të bëhet në 4,000 profesionistë të kujdesit shëndetësor në spitalet e Australisë për të përcaktuar nëse mund të zvogëlojë simptomat COVID-19”, thanë studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët Murdoch në Melbourne.

“Edhe pse fillimisht u krijua kundër tuberkulozit dhe akoma u jepet mbi 130 milion bebeve çdo vit, BCG gjithashtu rrit imunitetin e njerëzve, duke iu përgjigjur mikrobeve me intensitet më të madh”, thanë studiuesit australianë një deklaratë.

“Shpresojmë të shohim një ulje të prevalencës dhe ashpërsisë së simptomave të COVID-19 tek mjekët që marrin vaksinimin BCG”, tha studiuesi kryesor Nigel Curtis.

-Advertisement-

Ai tha se 4,000 mjekë do t’i nënshtrohen testit brenda disa javësh nën një proces të ndjekur dhe miratuar nga autoritet shëndetësore shtetërore dhe federale.

Testime të ngjashme janë duke u zhvilluar në disa vende të tjera, përfshirë Hollandën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Efektiviteti i vaksinës kundër simptomave COVID-19 do të testohet siç duhet dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor”, tha Kathryn North, drejtoresha e Institutit Murdoch.

Ajo tha se përmirësimi i imunitetit të njerëzve kundër simptomave të Covid-19 do të blinte kohë deri në gjetjen e një vaksine specifike kundër kësaj sëmundje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera