Lajme

A është Skender Hyseni i propozuari për kryeministër, flasin nga LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 17 Prill 2020

Në disa media mëngjesin e sotëm u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgoj të presidenti Hashim Thaçi, emrin e Skender Hysenit si mandatar për formimin e Qeverisë. Por këtë lajm e mohoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi për mediat vendore tha se këto lajme nuk janë të vërteta.

“Nuk janë të vërteta këto, nuk kemi pasur diskutim”, tha shkurtimisht ai.

-Advertisement-

Ndryshe, LDK para disa ditësh ka thënë se ekziston vullneti që nëse u jepet mandati ta formojnë Qeverinë në një koalicion të mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet joshumicë në Kuvend.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy