Lifestyle

A është sëmundje apo jo shikimi i shpeshtë i filmave pornografikë?

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 25 October 2018

Nëse shikoni filma pornografikë së paku një herë në javë, do të duhej të pyesni veten a është çdo gjë në rregull me ju.

Aktori Terry Crews ka pranuar haptas varësinë e vet nga pornografia, me çka në disa javë të fundit ka tërhequr vëmendjen e opinionit. Ai në tri episode në internet me titull “Sekretet e ndotura të vogla” ka pranuar që për herë të parë pornografi ka shikuar kur i ka pasur 12 vjeç,

Vetë ideja “varësia nga pornografia” është shumë kontroverse…

-Advertisement-

Mirëpo, një studim i Universitetit Cambridge, i cili ka përfshirë 19 meshkuj adhurues të pornografisë, ka treguar që në trurin e tyre, kur shikojnë filma “për të rritur”, aktivizohen qendrat e trurit që kanë të bëjnë me ndjenjën e “shpërblimit”, sikur e sheh narkomani drogën.

Megjithatë, Nicole Price, shkencëtare e Universitetit të Kalifornisë, thotë që të varurit nga pornografia nuk duhet të vendosen në të njëjtën kategori me të varurit nga alkooli dhe narkotikët.

– Në rast të varshmërisë nga pornografia, truri duket ngjashëm si te të varurit e tjerë, mirëpo vetëm në disa aspekte. Truri i tyre nuk reagon në të njëjtën mënyrë si truri i bixhozçiut, i cili është shumë aktiv, thotë Price.

Ajo thotë që neurologjia aktualisht nuk e pranon tezën që pornografia shkakton varshmërinë dhe që është qëndrim i përgjithshëm që trajtimi i kësaj gjendjeje si “sëmundje e varshmërisë”, mund të jetë kundërproduktive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera