Lajme

A është ngacmuar ndonjëherë seksualisht, flet për herë të parë Duda Balje

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 31 October 2021

Këtë të diel në emisionin ‘Doktor Plus’, prodhim i Gazetës Infokus, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë folur rreth seksologjisë dhe edukimit seksual, shkruan Gazeta Infokus.

Njëra ndër to është edhe deputetja, Duda Balje, e cila ka treguar se a është ngacmuar ndonjëherë seksualisht dhe se si ka reaguar në rrethana të tilla.

Balje tha se secila femër në Kosovë të paktën një herë ka pasur ndonjë ngacmim seksual.

-Advertisement-

“Po unë mendoj që secila femër në Kosovë ka pasur dmth të paktën një herë, dhe po kam pasur (ngacmim seksual v.j). Në fakt unë kam provuar të injoroj sepse mendoj që injorimi është ndoshta si hap i parë më pozitiv dhe në fakt e kam injoruar si veprim”, tha Duda Balje në Doktor Plus.

Më poshtë gjeni intervistat e plota me deputetët:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera