Sport

A është Liverpooli në garë për top 4? Kjo është përgjigjja e Jurgen Kloppit

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 03 March 2021

Liverpooli dhe Chelsea do të përballen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së 29-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Para kësaj ndeshje në konferencë për media ka dalë trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp, i cili ka thënë se para një jave ishin jashtë garës për top 4, ndërsa tani janë brenda.

“Para një jave ishim jashtë garës për top 4, tani jemi brenda. Kemi disa kundërshtarë që kanë të njejtin synim, si Spurs, West Ham e Leicester. Do të jetë një garë shumë interesante deri në fund”, deklaroi Klopp.

-Advertisement-

Liverpooli – Chelsea, zhvillohet të enjten nga ora 21:15 në stadiumin ‘Anfield’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera