A është ky fundi i mitit për makinat gjermane?
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 30 September 2024
Industria gjermane e automobilave po lëkundet jashtëzakonisht – këtë gjë mund ta shihni edhe në Itali! Në shtëpinë e Ferrarit dhe Fiat, “Corriere della Sera”, gazeta më e madhe e përditshme në vend, jep alarmin dhe shton se po vjen “fundi për mitin e makinave gjermane”.
Në shkrim, autori analizon fushat problematike të industrisë gjermane të automobilave:
-Çmimet e larta të energjisë: Pas sanksioneve kundër gazit rus (si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës), kostot e energjisë u rritën ndjeshëm. Pa gaz të lirë, makinat janë bërë dukshëm më të shtrenjta për t’u prodhuar.
-Vështirësitë në Kinë: Shitjet kanë rënë në tregun e rëndësishëm kinez – edhe pse makinat elektrike po lulëzojnë atje. Arsyeja është, ndër të tjera, politika proteksioniste e qeverisë kineze, që do të thotë se prodhuesve kinezë u jepet përparësi.
Italianët rendisin gabimet e bëra në Gjermani:
-Vonesat për elektrifikimin: Prodhuesit gjermanë të automobilave humbën tendencën drejt automjeteve elektrike dhe u vunë në lëvizje shumë vonë. Kina tani dominon tregun, veçanërisht kur bëhet fjalë për bateritë dhe softuerin. Prandaj, gjermanët po humbasin aksionet e tregut ndërkombëtar ndaj prodhuesve kinezë.
-Mbikapaciteti në fabrika: Kapacitetet prodhuese të fabrikave gjermane nuk mund të shfrytëzohen më për shkak të rënies së shifrave të shitjeve – përgjigja për këtë erdhi tepër vonë. Vitin e kaluar, nga një kapacitet total prej rreth gjashtë milionë veturash, vetëm rreth katër milionë u prodhuan në Gjermani.
Raporti nga Italia nxjerr një përfundim të mprehtë: problemet me të cilat përballen prodhuesit gjermanë të makinave nuk janë një çekuilibër i përkohshëm. Përkundrazi, ne po përballemi me probleme themelore strukturore në Gjermani!
Presidenti i Volkswagen, Arno Antlitz, deklaroi kohët e fundit se ata kishin ende “më së shumti dy vite për të ndryshuar situatën”. Pra nuk ka mbetur shumë kohë për të shpëtuar mitin e makinës gjermane!
Të tjera
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...