Fokus

A është Kosova e përgatitur për variantin Omicron?

Autori: Elvira Haxhiu 13:05 | 27 December 2021

Mbrëmjen e së dielës, në Kosovë janë konfirmuar nëntë rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit, shkruan Gazeta Infokus.

Por, a ka Kosova kapacitet për trajtimin e këtij varianti të ri?

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tha për Gazetën Infokus se Kosova ka kapacitetin e duhur për ta trajtuar këtë variant.

-Advertisement-

“Pa dyshim që Kosova ka kapacitetin e duhur, sikurse edhe variantet tjera ajo është e përgatitur për me i trajtu pacientet që janë të infektuar”, tha ai.

Gjithashtu, Vishaj bëri të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është furnizuar mjaftueshëm me testime të këtij varianti.

Por, si do të bëhet trajtimi i pacientëve me Omicron?

Infektologu Vishaj tregon se trajtimi i këtyre pacientëve është i njëjtë me trajtimet që u janë bërë pacientëve me variante tjera.

“Deri më tash trajtimi është i njëjtë, nuk ka asgjë shtesë”, shtoi ai.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se pesë nga nëntë rastet me Omicron në Kosovë janë importuar nga jashtë. Ndërkaq, katër rastet tjera janë detektuar në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë se kanë udhëtuar dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera