A është Kosova e gatshme të fillojë me dozën e tretë të vaksinës, flasin nga MSh-ja
Autori: Gazeta inFokus
07:57 | 29 Shtator 2021
Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19 në Kosovë do të merret në kohën e duhur dhe bazuar në situatën epidemiologjike, thonë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Se qytetarët e Kosovës duhet të marrin edhe dozën shtesë kundër koronavirusit e pohojnë edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Ahmeti dhe Hana Xhemaili, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore.
Doza përforcuese e vaksinës është rekomanduar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Vendimi për aplikimin e dozës së tretë do të merret në kohën e duhur dhe në përputhje edhe në rekomandimet e organizatave kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë, parashikimet rreth situatës epidemiologjike dhe ecurisë së vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Radios Evropa e Lirë.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha më 23 shtator se në fillim të muajit tetor do të vendosë nëse do të miratojë dhënien e dozës shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit e moshës mbi 16 vjeç.
Pavarësisht se rregullatori evropian ende nuk e ka miratuar dozën e tretë të vaksinës, disa vende të Bashkimit Evropian po u ofrojnë qytetarëve të tyre një mundësi të tillë. Një proces të tillë tashme kanë filluar edhe disa shtete të rajonit. Serbia më herët ka paralajmëruar se është e gatshme për dozën e tretë, kurse nga e hëna, më 27 shtator, edhe qytetarët mbi moshën 65-vjeçare të Maqedonisë se Veriut po marrin dozën përforcuese.
Ahmeti: Doza e tretë duhet të aplikohet për kategori të caktuara
Kjo dozë e vaksinës duhet të aplikohet edhe në Kosovë, sikurse në shumë vende të Evropës dhe botës, thotë infektologu, Sali Ahmeti.
“Ne duhet të përcjellim trendet e vendeve evropiane, padiskutim, meqenëse kemi të bëjmë me kërcënime të përbashkëta dhe doza e tretë duhet të vijë në shprehje edhe te ne, por personalisht mendoj se prioritet duhet të jetë marrja e dozës së dytë. Ndërsa, do të ishte e preferuar edhe gjetja e mundësive për marrjen e dozës së tretë”, thotë infektologu Ahmeti.
Hana Xhemaili, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, thekson se dhënia e dozës së tretë të vakinës në Kosovë është e nevojshme, por kur të përfundon vaksinimi kundër koronavirusit edhe në vende të varfra që nuk e kanë marrë as dozën e parë. Megjithatë, ajo shprehet se kur merren parasysh praktika e vendeve të rajonit, edhe Kosova duhet të diskutojë për këtë çështje.
“Kur e shohim rajonin, Kosova procesin e vaksinimit e ka nisur më vonë se të tjerët. Vaksinimi ka filluar në muajin mars me doza të pakta, ndërkaq deri më tani janë vaksinuar mbi 500,000 persona me dozën e dytë. Kështu që ne duhet të presim nga 6-9 muaj për të marrë dozën e tretë. Në këtë aspekt nuk jemi vonë, por nuk është herët që të diskutohet për mundësinë e dhënies së dozës përforcuese”, thotë Xhemaili.
Shtetet të cilat kanë filluar dhënien e dozës së tretë të vaksinës e kanë filluar më herët fushatën e vaksinimit dhe doza e tretë është duke iu administruar kategorive të caktuara të shoqërisë, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje kronike, ata që janë në qendrat e kujdesit për të moshuar, punëtorët shëndetësorë dhe një kategori e fëmijëve me imunitet të komprometuar.
Infektologu Ahmeti shprehet se nëse autoritetet kompetente miratojnë dhënien e dozës së tretë, prioritet duhet të kenë personat me sistem të dobët imunitar.
“Në këtë proces, me prioritet duhet të jenë personat e moshuar me sëmundje kronike dhe të rinjtë me imunitet të dobët. Patjetër, mendoj se edhe punëtorët shëndetësorë duhet të jenë prioritet sepse janë kategori e rrezikuar. Doza përforcuese duhet të jepet 6-9 muaj pas marrjes së dozës së dytë”, thekson ai.
Në Kosovë nga muaji mars, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani janë administruar afër 1.3 milion doza, nga to mbi 513,000 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt| Gjykata e Pejës thotë se sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...






























