A është konfirmuar ende rasti i parë me “Linë e Majmunit” në Kosovë, tregojnë nga MSh-ja

Autori: H. Smajli
18:27 | 09 June 2022
Javën e kaluar edhe në Kosovë u dyshua për një rast të infektuar me “Linë e Majmunit”.
Pacienti është i shtrirë në Klinikën Infektive, derisa po pritet rezultati i mostrës së tij që tregon nëse realisht ky person nga Dragashi do të jetë i pari me këtë virus në Kosovë.
Në emisionin Doktor Plus që është prodhim i Gazetës Infokus, Drejtori i Divizionit për komunikim me publikun, në MSH-së, Faik Hoti ka konfirmuar se deri dje mostra ende nuk është nisur për diagnostikim jashtë vendit.
“Ne patëm një takim dje me IKSHPK-në, në kuadër të takimeve të rregullta që i ka ministria, me të gjithë institucionet të cilat merren me situatën në kuptimin epidemiologjike dhe në bazë të informatave kanë qenë duke u përgatitur për ti dërguar mostrat sepse dërgimi i një mostre në një shtet tjetër iu nënshtrohet disa rregulloreve ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.
Hoti ka shtuar se janë duke monitoruar situatën derisa ende nuk është konfimruar rasti i parë.
“Pra tash për tash në Kosovë e dimë kemi vetëm një rast të dyshuar do të presim disa ditë deri në marrjen e konfirmimit laboratorik nga Holanda nëse kemi të bëjmë vërtet me linë e majmunit apo ndonjë sëmundje tjetër të virusit apo natyre tjetër. Por përgjithësisht institucionet janë duke e monitoruar situatën, kanë marrë ato masat të cilat janë të domosdoshme për të qenë të përgatitur në rast që do të kemi raste dhe të menaxhohen nëse ato veç shfaqen”, ka shtuar Hoti.
E sa do të zgjatë kjo procedurë e dërgimit dhe kthimit të mostrës varet nga disa aspekte që sipas Hotit e bëjnë të pamundur caktimin e një date.
“Zakonisht kur kemi raste të një sëmundjeje e cila nuk ka qenë më herët e përhapur në Kosovë rastet e para kryesisht për analizë dërgohen në laboratorët referente, ndërkohë që Instituti pastaj i siguron përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë apo qendrës evropiane për kontrollë të sëmundjeve reagensat dhe analizat kryhen në vendin tonë. Kështu ka qenë edhe me gripin e derrit, kështu ka qenë edhe me Covid -19, mirëpo përgjithësisht nuk ka pasur asnjëherë probleme në diagnostikim sepse dërgohen ne laboratorët me të cilët kemi marrëveshje dhe bashkëpunim dhe natyrisht ndërtohen edhe kapacitetet tona”, ka thënë ai për “Doktor Plus”.
Kujtojmë që për herë të parë Lija e Majmunit u zbulua në vitin 1958 kur dy shpërthime të një sëmundjeje të ngjashme me linë ndodhën në kolonitë e majmunëve të mbajtura për ‘kërkime’ ku sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Trajtimin e sëmundjeve Infektive mori edhe emrin “Lija e Majmunit”.
Ndërsa sipas OBSH-së virusi i lisë së majmunit është një ortopoksvirus që shkakton një sëmundje me simptoma të ngjashme, por më pak të rënda, me linë.
Ndërsa lija u zhduk në vitin 1980, lija e majmunëve vazhdon të shfaqet në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore e së fundi filloj të përhapet edhe në vende të tjera të botës.
Ndërsa sipas tabelës së fundit të publikuar nga OBSH-ja me të dhënat e fundit, në Evropë ky virus tashmë është shfaqur në 20 shtete të Evropës.
Shteti me më së shumti raste deri më tash është Britania e Madhe me 207 raste ndërsa menjëherë pas saj vjen Spanja me 156 raste me linë e majmunit./Gazeta Infokus/
Ministria e Shëndetësisë merr masat e para për “Linë e Majmunit”
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...