Rozë

“A është gjyshi yt?”/ Aktorja e famshme poston foton me burrin, shpërthejnë fansat: U martua vetëm për… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 02 June 2023

Aktorja e famshme, Salma Hayek, u takua me bashkëshortin e saj, miliarderin francez, Francois-Henri Pinault, në vitin 2006. Që të dy ishin në hapjen e ekspozitës Palazzo Gtassi në Venecia dhe që atëherë, dashuria e tyre ka qenë më e fortë se kurrë.

Para disa ditësh, Salma ndau me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram” një fotografi ku shfaqej me të shoqin, të cilin e uronte për ditëlindje.

Francois-Henri Pinault mbushi 61 vjeç të dielën dhe e shoqja shfrytëzoi rastin që t’i shprehte dashurinë:

-Advertisement-

“Gëzuar ditëlindjen mi amor. Ti je dielli im, ngrohtësia ime, drita ime, forca ime, gëzimi im, dashuria ime”.

Ky postim bëri bujë të madhe mes fansave, të cilët u ndanë në dy grupe, ata që i uronin jetë të lumtur bashkë dhe ata që ‘akuzonin’ aktoren se ishte martuar me miliarderin francez vetëm për paratë e tij.

Madje disa fansa vunë në dukje se ndryshimi në pamje mes tyre ishte i dukshëm dhe dikush guxoi e shkroi: “A është gjyshi juaj? A është ai babai i saj?”.

Ndërkohë të tjerë pretenduan se ajo u martua vetëm për paratë e miliarderit. Por për fat të mirë, shumica e fansave ishin të lumtur për çiftin. Dikush shkroi: “Gëzuar ditëlindjen! Ju dukeni të mrekullueshëm së bashku!”.

Çifti u takua në vitin 2006 dhe as nuk e dinin se biseda e tyre do të lulëzonte në diçka serioze.

Salma kujton: “Filluam të flasim për futbollin. Të dy jemi të çmendur pas futbollit. Pastaj filluam të flasim për shkencën. Ne e duam hapësirën dhe fizikën, dhe ai ishte kaq i zgjuar, simpatik dhe qesharak”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera