Lajme

A është financuar VV nga Devollët?

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 06 February 2019

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur për financimin e Lëvizjes VV.

Pyetjes se a është e financuar VV nga Devollët, Konjufca iu përgjigj duke pohuar se lista e donatorëve është transparente për opinionin publik.

“Mund të hyni ta shikoni listën e donacioneve për VV, i kemi bërë gjithmonë transaparente”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa Konjufca nuk e ka mohuar se kanë bashkëpunuar për kontrata të ndryshme me Devollët.

“Ne kemi pas një bashkëpunim për komunën e Prishtinës për qumësht, për shujtën që e pat premtuar Shpendi”, ka thënë Konjufca./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera