Sport

A është e mundur? Ndeshja anulohet për shkak të korbave

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 15 December 2018

Një ndeshje futbolli mund të anulohet për arsye nga më të ndryshmet, por shpjegimi që ka dhënë sot Federata Gjermane për anulimin e takimit të Regionalliga West (Kategoria e katërt) mes Boner SC dhe TV Hernekraft, është unike në llojin e saj.

Ndeshja është anuluar për shkak të korbave.

Me sa duket, një tufë e madhe zogjsh kishin kaluar mbi stadiumin ku do të luhej ndeshja dhe kishin ngrënë barin, duke e lënë fushën në kushte të mjerueshme.

-Advertisement-

“Ata kanë lënë vrima në gjithë fushën. Edhe terreni është ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta, ndaj nuk mund të mbulohen me lehtësi vrimat që kanë shkaktuar”, u shpreh një nga punonjësit e klubit për mediwt gjermane.

Drejtori sportiv thotë tashmë që klubit të Boner nuk i mbetet gjë tjetër vetëm ta përjetojë me humor situatën. “I kam thënë me shaka menaxherit tonë që duhet të gjejmë një gjahtar të mirë. Pasi nuk shoh zgjidhej për këtë problem. Fusha është komplet e shkatërruar, kanë lënë kratere të mirëfillta në tokë”, shpjegoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera