Lajme

A është e gatshme Kosova për reciprocitet?

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 27 February 2020

Të enjten nga ora 15:30 do të mblidhet qeveria Kurti por ende nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të merret apo jo një vendim për taksën.

Analisiti Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën inFokus ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet dhe se Albin Kurti nuk duhet të bie pre e presionit të ndërkombëtarëve.

Sipas tij Kosova nuk përfiton asgjë nga heqja e taksës duke e ditur se Kosova nuk ka përfituar asgjë as nga dialogu sepse Serbia ende nuk po heq dorë nga qëndrimet e saj.

-Advertisement-

Ndërsa sa i përket reciprocitetit sipas tij nuk ka përgatitje të mjaftueshme për këtë masë.

“Varet prej presionit të ndërkombëtarëve por edhe nga përgatitjet që janë bërë. Unë mendoj që nuk do të duhej të hiqej taksa ende sepse nuk ka fillimisht përgatitje të mjaftueshme për reciprocitetin dhe e dyta nuk ka asnjë arsye pse të hiqet taksa përderisa Serbia po paralajmëron që thjeshtë nuk mund të pranojë asnjë zgjidhje që ofron bashkësia ndërkombëtare të cilën ata po e dinë paraprakisht se çfarë është ajo. Kështu që mendoj që do të duhej të fillonte dialogu pa kushte për të dy palët dhe jo me kushte nga Serbia e cila ka vetëm përfitime maksimale”, ka thënë Baraliu për Infokus.

Ai gjithashtu tha qeveria nuk do të duhej të ngutej e Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të duhej të hiqte taksën.

Sipas tij zgjidhjet të cilat po ofrohen nga dialogu nuk janë të mira për Kosovën.

“Pra nuk do të duhej të ngutej kjo qeveri në asnjë mënyrë për arsye se asnjë përfitim të mirëfilltë deri më tani që nga 2011 nga dialogu në Bruksel me Serbinë, Kosova nuk pas. Zgjidhjet të cilat po përgatiten dhe po thuhen me pompozitet as ato nuk janë ndonjë zgjidhje për Kosovën. Pra parashihen kompromise të cilat nuk do të duhej të bëheshin në asnjë mënyrë. Kurti nuk do të duhej ta bënte nuk do të duhej ta hiqte taksën. Në tërësi në politikë nuk mbahen premtimet asnjë nuk është i shenjtë dhe nuk është profet janë vetëm politikanë të cilët hyjnë në politikë për interesa të caktuara të një grupacioni si dhe për pushtet nuk mund të garantoj se çfarë do të bëjë Kurti por që kam shpresë që ai do të duhej të mos lëshonte pe për shkak të interesave të vendit”, ka thënë Baraliu./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera