Fokus

A është e gatshme FSK ta mbroj Kosoven nga Serbia, flet komandati Rrahman Rama

Autori: Halil Berisha 18:57 | 05 October 2019

Përfundimi i luftës së vitit 1999 në mes të Kosovës e Serbisë, bëri që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të transformohet në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.

Më pas, drejt krijimit të një ushtrie të rregullt, edhe TMK, u shëndrrua.

Kësaj radhe u formuan Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat me ndryshimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës, emrin nuk ja ndërruan, por e bën ushtri të rregullt, e planifikuar që tranzicioni komplet i saj të zgjas 10 vite, shkruan gazeta inFokus.

E komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i ftuar n’Konak të gazetës inFokus, u përgjigj nëse kjo forcë, tani, është në gjendje ta mbroj Kosovën nga sulmet e mundshme, si nga ndonjë shtet tjetër, ashtu edhe nga Serbia.

“Nëse situata në rrethanat që jemi, kemi një rezolutë 1244, e kemi KFOR-in këtu, që në fakt është NATO, e që e kanë përgjegjësinë për ruajtjen e integritetit e sovranitetit, por ne duhet ta kuptojmë që janë tre ligje që janë miratua në parlament, e detyrat e misioni është i përcaktuar me ligj, unë e institucioni që e përfaqësoj jemi të obliguar me zbatu ligjin e me kapacitetet tona që i kemi jemi në shërbim, nuk do të ndodhë edhe nuk ka asnjë indikacion përveç këtyre “Fake news” e lajme të rreme, është luftë tjetër ka bahet, mbrojtja kibernetike e sulmet kibernetike, këto janë luftëra tjera, por janë ma shumë psikologjike, por në momentin ku jemi as nuk shoh asnjë indikacion të kësaj, të gjitha këto provokime nëpër media janë më shumë për konsum të brendshëm. Kemi obligim ligjor nuk mund t’i ikim asaj”, ka thënë Rama./Gazeta inFokus/

Të tjera