A është e dëmshme kërcitja e kockave? Mësoni kujdesin që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 14 August 2020
Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit. Me siguri dhe ju që po lexoni mund të ju ketë ndodhur në shumë raste.
Pjesa më e predispozuar për tu kërcitur është pjesa e kurrizit apo duart e gishtat. Megjithëse mund t’ju dhurojë kënaqësi dhe çlodhje të momentit e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ky zakon është i rekomandueshëm. Në këtë artikull do t’ju tregojmë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me kërcitjen e kockave në trup.
A është e nevojshme?
Nëse në këtë temë e gjeni vetën s’jeni të vetmit, pasi të dhënat tregojnë se 45% e njerëzve i kërcasin të paktën një herë në ditë kyçët dhe nyjat e tyre. Por zhurma e lehtë e kësaj kërcitje bashkë me ndjesinë e çlirimit, mund të shkaktojë një sërë problemesh në trupin tuaj. Duke nisur nga artriti e deri tek dëmtime të tjera të kockave a janë të vërteta të gjithë çfarë thuhen për shëndetin e kockave?
Pra, a është e dëmshme? Përgjigja e shkurtër do të ishte jo, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes. Nëse ju vjen spontanisht të kërcitni një pjesë të trupit në raste të veçanta nuk shkakton asnjë problem. Studime të shumta kanë treguar se në rastet kur kjo ndodh spontanisht është një çlirim që trupit i duhet dhe nuk shkakton efekte anësore. Rreziku fillon kur e teproni me këtë veprim në çdo pjesë të trupit.
Një zakon i rrezikshëm?
Ekspertët thonë se njerëzit të cilët e bëjnë këtë veprim çdo ditë, disa herë në ditë apo edhe disa herë në javë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo do të thotë më shumë mundësi për të pësuar fraktura dhe kocka të thyera e të dobëta. Ende nuk ka një përgjigje të saktë nga mjekët përse ky fenomen ndodh spontanisht në trup, por kur ju e sforconi atëherë krijoni dëmtime të vogla të kockave të cilat më vonë mund të shkaktojnë probleme. Gjithsesi një lidhje e qartë mes artritit dhe kërcitjes së kockave nuk është vërtetuar ende nga mjekët./AgroWeb
Të tjera
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...