A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë
Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 17 May 2021
Kompania amerikane thonë se nuk kanë asgjë për të njoftuar, në lidhje me diskutimet që kanë me Qeverinë e Kosovës.
Kosova ishte vendi i fundit në rajon, që filloi të imunizojë qytetarët me vaksina kundër virusit korona.
Kontigjenti i parë i tyre, arriti jo më herët se 28 marsi i këtij viti.
E madje ky kontigjent ishte në kuadër të mbi 100 mijë vaksinave të Astra Zenecas, që Kosova mori falas nga programi Covax, i OBSH-së.
Edhe pse në numër të vogël, këto vaksina ngritën debat se kush i siguroi, ministri i tanishëm i Shëndetësisë, apo pararendësi i tij.
Sidoqoftë, pas këtij kontigjenti, Kosova pranoi vaksina edhe nga kompania Pfizer & BionTec.
Por edhe këto, donacion nga Bashkimi Europian.
Gjithë këtë periudhë, në asnjërën nga dy qeveritë përveç donacioneve, nuk është blerë as edhe një vaksinë e vetme.
Ani pse qarkulluan lajme.
Qeveria Kurti II, vazhdimisht deklarojnë se janë në bisedime me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave dhe marrëveshja është afër.
Por, kompania amerikane thonë se nuk kanë asgjë për të njoftuar, në lidhje me diskutimet që kanë tash e sa kohë me Qeverinë e Kosovës.
Ne jemi akoma në proces me Qeverinë e Kosovës për të siguruar vaksinat dhe siç jeni në dijeni të gjitha diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale, nuk kemi asgjë për të njoftuar në këtë kohë.
Ndërsa të pyetur nga televizioni se sa mund të marrë kohë arritja e një marrëveshje mes një Qeverive dhe kompanisë në fjalë, të njëjtit kanë vendosur të mos përgjigjen.
Të gjitha informacionet në lidhje me diskutimet me qeveritë, përfshirë Qeverinë e Kosovës, janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të deklaruar në këtë moment.
T7 merr vesh se, njëra ndër arsyet që deri më tani nuk ka një marrëveshje për sigurimin e vaksinave, është edhe çmimi i blerjes së tyre.
Siç tregojnë burime të televizionit, nga ekzekutivi nuk po pranojnë që vaksinat të blihen me çmim të lartë.
Për dallim nga Kosova, shtetet e rajonit qysh në dhjetor të vitit të kaluar, kanë nënshkruar marrëveshje për vaksinat.
Madje, në Shqipëri vaksinimi me Pfizer filloi në 10 ditën e parë të janarit.
Serbia në 3 mujorin e parë të këtij viti, ka vaksinuar më shumë se 1 milionë qytetarë.
Një marrëveshje për blerjen e vaksinave në muajin shkurt, e nënshkroi edhe Maqedonia e Veriut, për të filluar imunizimin e menjëhershëm të qytetarëve.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...