Lajme

A është bërë pishman Shpejtim Bulliqi që e votoi Gjykatën Speciale?!

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 19 November 2020

Shpejtim Bulliqi dhe Labinotë Demi-Murtezi janë dy deputetët e vetëm aktualë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët në vitin 2015 kishin votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale, që LVV e konsideronte se “i barazon mizoritë e Serbisë me luftën e drejtë të UÇK-së”.Express për dy ditë ka provuar të kontaktojë me dy deputetët, të cilët nuk kanë dashur të flasin nëse janë bërë pishman për votën e tyre, apo nëse konsiderojnë se ka qenë vendim i duhur.Bulliqi, që është edhe kandidat i LVV-së për kryetar të Podujevës, të martën ka thënë se s’ka kohë të përgjigjet duke u arsyetuar me seancën e Kvuendit të Kosovës, ndërsa dje është përgjigjur më ndryshe.

“A ke naj pyetje tjetër? Ditën e mirë”, ka thënë Bulliqi duke e ndalur telefonin.
Ndërsa deputetja Labinotë Demi-Murtezi të martën nuk ka pranuar të përgjigjet duke thënë se “kjo aktualisht është çështje e ndjeshme”, ndërsa dje telefoni i saj nuk ka qenë i qasshëm. Ajo, sikurse edhe Bulliqi, nuk është përgjigjur as në pyetjet me shkrim që i janë dërguar.Labinotë Demi Murtezi në atë kohë kishte qenë pjesë e Partisë së Dretjësisë (PD) dhe deputete në grupin e përbashkët parlamentar me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ndërsa Bulliqi ishte deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

LVV ka qenë subjekti më i zëshëm politik kundër Gjykatës Speciale. “Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i bëhet shtetit të Kosovë”, thoshte Vetëvendosje në një kumtesë të vitit 2015.LVV gjithashtu kishte mbështetur një protestë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-s atë vit. Protesta ishte thirrur për ta kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale, në të njëjtën kohë kur në Kuvendin e Kosovës do të sillej amandamenti kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të kësaj gjykate.Më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kishin votuar ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin themelimin e Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale. Pas një seance të gjatë, 82 deputetë kishin votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale, pesë kishin qenë kundër, ndërsa një kishte abstenuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera