Fokus

A ekzistojnë parimet për marrëveshjen Kosovë-Serbi?

Autori: Valon Rogova 14:33 | 21 February 2019

Parimet kryesore për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë tashmë janë vendosur. Diskutabile mbeten detajet.

Këtë po e thotë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani.

“Bëhet fjalë për një dokument parimesh i cili do të përmbajë 12 pika. Pastaj janë kapituj që janë plane zbatuese. “, tha Osmani.

-Advertisement-

Ajo, shtoi se dokumenti që planifikohet t’i servohet deputetëve, përmban një marrëveshje me 12 pika themelore dhe jetike në raport me shtetin e Serbisë.

Sipas Osmani, në këto pika bëhet fjalë  për Kishat, Ujmanin edhe Trepcën.

Më tej, deputetja, theksoi se këtu parashihet të përfshihet çështja e njohjes mirëpo sipas saj, nuk ka konfirmim nga Serbia.

Vjosa Osmani nuk ka dashur të komentoj gjatë se nga kush po servohet ky dokument.

“Nuk mundem saktësisht me përmend se nga kush është  dërguar për shkak të diskrecionit mirëpo po ju them se bëhet fjalë për diplomatë të involvuar në çështjen e Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi ajo.

Mirëpo, jo të gjithë deputetët kanë njohuri se për çfarë dokumenti e çfarë parimesh bëhet fjalë.

Hajdar Beqa, deputet nga radhët e PDK’së tha se nuk e ka idenë për marrëveshjen e supozuar nga Vjosa Osmani, duke shtuar se, nuk i merr parasysh marrëveshjet e ngritura hipotetikisht.

“Nuk e di çka ka thanë Vjosa Osmani, mirëpo konsideroj që jemi në një momentum që Kosova duhet ta përmbyllë një herë e mirë me një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Është e obligueshme për të dy shtetet që ta arrijnë këtë marrëveshje”, tha Beqa.

Ai, shtoi se çdo marrëveshje për me pas efekt juridik pavarësisht kush e ndërton apo kush e nënshkruan marrëveshjen ajo duhet të marr aprovimin e legjislacionit.

“Asnjë marrëveshje nuk ka efekt juridik pa kalu përmes parlamentit dhe mendoj. Si Evropa e po ashtu edhe SHBA’të, duan që problemi Ballkanit të përmbyllet një herë e përgjithmonë. Unë nuk e di ku i merr ato burime Vjosa por ne konkrete asnjë informatë nuk kemi”, deklaroi ai.

Beqa, theksoi se ajo që duhet të merret parasysh janë kërkesat zyrtare që vijnë nëpërmjet rrugëve institucionale dhe se informatat apo kërkesat që vijnë nga rrugë tjera nuk i marrin parasysh.

E panjohur kjo marrëveshje është edhe për deputetin tjetër të kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Nisma Social Demokrate, Bilall Sherifi, i cili për inFokus, tha se nuk ka ide se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

“Nuk e di, nuk ka asgjë konkrete. Platformën e kemi gati, ajo është publike dhe se ndonjë marrëveshje tjetër të supozuar në këtë rast nga Vjosa Osmani, nuk kemi”, tha Sherifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera