A e sugjeruan organet e sigurisë Kurtin ta ndërrojë vendbanimin, flasin nga Qeveria
Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 30 March 2021
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur rreth ndërrimit të vendbanimit të kreut të Qeverisë, Albin Kurtit, transmeton Gazeta Sinjali.
I pyetur nëse Kurtit i kanë sugjeruar organet e sigurisë ta ndërrojë vendbanimin, për çështje të sigurisë së tij, Kryeziu ka deklaruar se beson që ky është dimension përcaktues për ndërrimin e vendbanimit të Kurtit.
“Për shkak të protokollit, unë nuk mund të flas shumë për këtë çështje. Unë besoj që ekziston edhe ky dimension dhe madje besoj se është përcaktues për një vendim të tillë, pra nga ana e sigurisë së tij si Kryeministër i Kosovës. Kryeministri ka një protokoll të sigurisë pavarësisht nivelit të sigurisë së tij, janë çështje të caktuara me Ligj”, ka deklaruar Kryeziu në Kanal10.
Ndryshe, Kryeministri Kurti të hënën ka ndërruar vendbanimin. Nga “Lagja e Muhaxherëve” ku kishte jetuar deri më tani, në një banesë me qera, Kurti është zhvendosur në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit.
Nga banesa 60 metra katror, Kurti tani është vendosur në një shtëpi, për të cilën fqinjët kanë thënë se e ka marrë me qera.
Të tjera
-
Haxhiu: Tarifat e përmbaruesve në Kosovë më të lartat në rajon, duhet të ulen
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar sot kryetarin e Odës së Pë...
-
Merkel: Ramazani është muaj për të menduar për ata në nevojë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar besimtarët myslimanë në Muajin...
-
Nesër dërgohet në Kushtetuese ankesa për votat e “Romani Iniciativa”
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka njoftuar se nesër d...
-
Zyrtare: Brenda pak javësh në Kosovë vijnë 100.620 doza të vaksinës Pfizer
Përafërsisht 14.1 milionë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech do të shpërndahen...
-
Gruaja e Agim Ramadanit: Nuk guxonim të martoheshim, e kishim të ndaluar me ligj
Shukrie Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani, tha se vazhdon të jetojë me ...
-
Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës
Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, njofton për vdekjen e Byrhan Bu...
-
I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre
Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar ...
-
Dënohet me një muaj paraburgim nëna nga Ferizaj që rrahu dy fëmijët
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
Tomë Gashi i bën presion publik Prokurorisë për rastin e Astrit Deharit
Avokati i njohur Tomë Gashi ka denoncuar heshtjen e Prokurorisë për rastin e ...
-
Përurohet pika vrojtuese si atraksion i radhës turistik nga Komuna e Prizrenit
Sot është përuruar projekti i Pikës së Vrojtimit ndërmjet fshatrave Pousko dh...
-
Me iniciativën e deputetit Bekë Berisha pajtohen dy familje në Istog
Me iniciativën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, sot janë pajtuar dy famil...
-
Gërvalla takoi shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika G...