Lajme

A e rrezikon sigurinë e Kosovës aksioni i sotëm në veri të Kosovës?

Autori: Doresa Geci 17:04 | 20 September 2021

Policë të shumtë të njësisë speciale u vendosën të hënën në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo për të vënë në zbatim vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targat, shkruan Gazeta Infokus.

Veprimi i policisë së Kosovës, sipas njohësit të sigurisë, Bedri Elezi është për tu përshëndetur nga të gjitha përkatësit etnike.

-Advertisement-

Lexo edhe: Paralajmëron eksperti i sigurisë: Pas vendimit për targa, Vuçiq mund të ndërmarrë veprime kriminale

“Policia e Kosovës, përkatësisht njësia speciale e Kosovës, sot në veriun e Mitrovicës kanë vepruar konformë detyrave dhe përgjegjësive të cilat burojnë nga autorizimët ligjore të qeverisë së republikës së Kosovës, ligje të cilat janë të zbatueshme në gjithë teritorin e RKS. Këto veprime policore duhet përshëndetur nga të gjithë pavarësisht përkatësisë etnike. Të gjithë etinitet në Kosovë në gjithë terrorin e Kosovës duhet të respektuar veprimet policore të cilat janë konformë ligjëve në fuqi, në të kundërtën policia ka obligim zbatimin e ligjeve pavarësisht në cilat rajone duhet ushtruar përgjegjësitë e tyre”, ka thënë Elezi për Infokus.

I pyetur nëse ky aksion do të duhej të paralajmërohej me herët nga institucionet e vendit, Elezi është shprehur se një veprim i tillë duhet të bëhet pa paralajmërim.

“Mendoj se zbatueshmëria e kushtetutës së RKS, duhet implementohet pa ndonjë paralajmërim paraprak, sepse veprime të tilla janë konformë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Nuk ka nevoj të paralajmërohen zbatimet ligjore, e nëse do të ndodhte të paralajmërohen këta veprime ligjore, sigurisht se do të krijohej një precendet i pa nevojshëm dhe njëherësh me veprime të tilla sigurisht se po favorizojmë qytetarë të etniteteve të caktuara”, u shpreh ai.

Ndryshe, Qeveria sot ka marrë vendim që automjete që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovës, obligohen të pajisjen me targa të përkohshme.

Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës. /Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera