A e refuzoi Kosova gazsjellësin, çfarë thotë Ambasadori amerikan?

Autori: Gazeta inFokus
21:56 | 26 January 2022
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur rreth çështjes së refuzimit të gaz-përçuesit amerikan.
Hovenier tha se Qeveria e Kosovës me të drejtë po bën një studim të thellë për energjinë.
“Mendoj se kjo është ndoshta mënyra e gabuar për të karakterizuar atë që ka ndodhur. Ajo që do të thosha është se Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ka një mënyrë shumë unike për të përkufizuar programet e saj të ndihmës së huaj. Hyn në dialog me qeverinë, qeverinë nikoqire kudo që do të punojë dhe së bashku i identifikojnë prioritetet. Ka afate kohore shumë të rrepta dhe proces shumë të ndërlikuar të miratimit. Dhe në fakt ende po vazhdon procesi për të përkufizuar atë që quhet ‘kompakt’ i cili është program i MCC’së që çon përpara. Kishte afate mjaft të rrepta kur u shqyrtua gazi si një element i pjesës energjetike të programit ‘kompakt’ të MCC’së. Kishte afate kohore mjaft të rrepta për të përcaktuar nëse do të mund të mbështetje apo jo gazi si një element i tij. Qeveria e Kosovës e cila me të drejtë po bën një studim mjaft të thellë dhe të kujdesshëm se si mund t’i kalojë më së miri burimet e saj të energjisë nga një sistem që mbështetet në dy termocentrale ndotëse me thëngjill të epokës jugosllave në një strukturë të shekullit 21 për të siguruar energji”, ka thënë ai për RTK’në.
Hovenier tha se Qeveria nuk ishte në gjendje që të merrte vendime sa i përket gaz-përçuesit amerikan, për të cilën tha se është dështim.
“Qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon MCC’ja. Kjo domosdoshmërish është dështim. Jo domosdoshmëri është diçka që po kritkoj. Thjesht është realiteti. Mezi presim që Qeveria e Kosovës të marrë disa vendime përfundimtare për strategjinë energjetike. Mirëpresim mundësinë që të mund ta mbështesim. Në ndërkohë puna e MCC’së duhej të vazhdonte. Programi ‘Kompakt’, nëse miratohet, do të përmbajë ndihmë shumë të rëndësishme në mbështetje të infrastrukturës energjetike për Kosovën – për ta ndihmuar Kosovën që të ketë furnizim me energji që është i sigurt, i qëndrueshëm, bashkëkohor i shekullit XXI”, ka thënë ambasadori amerikan.
Tutje ai është pyetur se a e kanë diskutuar këtë çështje me kryeministrin Kurti.
“E kemi diskutuar strategjinë për energji dhe dëshirën e SHBA’së për ta ndihmuar për disa vendime shumë të vështira. Për të ndihmuar në pozicionimin e Kosovës në të ardhmen me një furnizim më të mirë të energjisë”, ka thënë në fund Hovenier.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...