A e nxit stresi sëmundjen e diabetit? Çfarë duhet të bëni kujdes
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 28 October 2020
Në vitin 2014, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit arriti në 422 milion. Prevalenca e kësaj sëmundje është rritur frikshëm nga 4.7 përqind në vitin 1980 në 8.5 përqind në vitin 2014 dhe për fat të keq vazhdon të rritet. Ajo është në rritje në veçanti në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë të verbërisë, problemeve me veshkat, atakut në zemër, ishemisë dhe amputimit të gjymtyrëve. 2 vjet më parë, diabeti i mori jetën 1.6 milionë njerëzve, shifra që e rendisin sëmundjen në shkaktarin e shtatë për nga rëndësia të vdekjeve në vitin 2016. Diabeti është një sëmundje e trashëgueshme, por ai shkaktohet edhe nga zgjedhjet e gabuara në stilin e jetesës. Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik. Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org ka nxjerrë konkluzionin se stresi është një kontribues i rëndësishëm në shfaqjen e diabetit.
Stresi Psikologjik Dhe Diabeti
Në ditët e sotme, njeriu është i stresuar në shumicën e kohës. Problemet financiare, trafiku, shqetësimet në punë e në familje mund të jenë shkaktarë të njëpasnjëshëm të stresit. Stresi kronik është fajtor për prishjen e ekuilibrave të organizmit duke e bërë atë më të brishtë. Prevalenca globale e stresit nuk është e njëjtë në çdo shtet apo shoqëri, megjithatë shkencëtarët kanë vënë re se vendet në zhvillim janë më të prekura nga stresi.
Varësia Ndaj Celularit
Studimet konfirmojnë se njerëzit që stresohen vazhdimisht në punë ose janë emocionalisht të stresuar kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti. Një nga faktorët që rrisin nivelin e stresit tek moshat e reja është varësia ndaj pajisjeve teknologjike. Falë tyre, të rinjtë nuk flenë mjaftueshëm dhe kanë probleme shëndetësore të cilat të kombinuara me stresin nxisin shfaqjen e diabetit. Stresi nxit vese dhe probleme me konsumin e lartë të ushqimeve të shpejta dhe pijeve energjike të cilat janë të varfëra në ushqyesit e nevojshëm. Kësisoj, ushqyerja e keqe e nxitur nga stresi kontribuon në obezitet, diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Stresi Është I Keq Edhe Për Diabetikët
Stresi i fut diabetikët në një rreth vicioz të rrezikshëm që nxit ankthin dhe depresionit. Veç tyre, stresi rrit inflamacionin dhe dëmtimin qelizor që arrijnë të përkeqësojnë simptomat e diabetit./AgroWeb
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...