A e mbron kafeja shëndetin e trurit? Ja çfarë thonë studimet
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 04 March 2021
Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit. Ndërkohë, revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar preferon kafenë në vend të çajit.
Përbërësit e të dy lëngjeve i bëjnë ato të mira për shëndetin, veçanërisht kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit, problemeve me mëlçinë e të tjerë. Në aspekt stimulimi, kafeja është më e fortë se çaji.
Kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të kafeinës thonë ekspertët. Për më tepër, në varësi të llojit, kafeja (nëse nuk e teproni me të) është mirëbërëse edhe për shëndetin e trurit.
Roli i kafesë tek shëndeti i trurit dhe aftësitë e të nxënit
Studimet sugjerojnë se kafeja mund ta mbrojë trurin nga problemet me të kuptuarit dhe të përmirësojë aftësitë e të menduarit.
Shkencëtarët kanadezë të Institutit Krembil Brain, shpjegojnë se çelësi i suksesit të kafesë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të ndryshme nuk qëndron tek kafeina. Sipas tyre, gjatë pjekjes, kokrrat e kafesë çlirojnë disa substanca.
Janë pikërisht këto substanca që kanë rolin kryesor në mbrojtjen e trurit. Në arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët analizuan tre lloje kafesh. Bëhet fjalë për kafenë e pjekur fort, të pjekur lehtë dhe atë pa kafeinë por të pjekur fort. Studiuesit zbuluan se gjatë pjekjes së kokrrave, kafeja çliron disa përbërës të rëndësishëm.
Ata quhen fenilindanes, dhe i japin kafesë shijen pak të athët. Këto përbërës, pengojnë aktivizimin e proteinave toksike në tru.
Ato luajnë faktor kyç në shfaqjen e sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit. Sipas studiuesve, sa më gjatë të piqen kokrrat e kafesë, aq më shumë substanca mirëbërëse do të çlirojnë ato.
Kjo do të thotë se kafeja me ose pa kafeinë duhet të jetë e pjekur fort që të jetë e pasur me përbërësit e lartpërmendur. Sidoqoftë, si në rastin e çdo ushqimi ose pijeje tjetër në botë, sekreti i përvetësimit të këtyre të mirave është të mos e teproni.
Të tjera
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 17...
-
Krasniqi: Pas dështimit të votimit në komunat veriore, Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të proc...
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...