Lajme

A e mbani në mend “Kikën” e Big Brother, tani pretendon drejtimin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 17 November 2020

Gazmend Muhaxheri pritet të kandidoj edhe për një mandat për të drejtuar qytetin e Pejës.

Deri tani dihet se kundër kandidat do ta ketë Arbër Grabovcin nga AAK, shkruan Gazeta Infokus

Por garës për të parin e Pejës pritet t’i futet edhe Kreshnik Husaj.

-Advertisement-

“Kika” i Big Brother ka bërë me dije se do t’i futet garës për kryetar të Pejës dhe atë nga Partia Demokratike e Unitetit.

“Kika” është i njohur për publikun për pjesëmarrjen e tij në “Big Brother”.

Një njoftim e ka bërë edhe partia të cilës tani i takon.

“Partia Demokratike e Unitetit sot ka vendosur që kryetarin e saj ecc.Kreshnik Husaj ta nominoj për kryetar të qytetit të Pejës. Zotri Husaj është ekonomist i diplomuar në UNHZ dhe njëherit është prezentues i dy emisioneve pranë Radio Televisionit Shqiptar dhe Radio Pejês. Kreshniku është autor i dy librave njëri poetik e tjetri politik, anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Pejës dhe fitues i çmimit poetik Flaka e Janarit. Kariera politike i filloj si ri ka qenë kryetar dege i Partisë Socialdemokrate dhe bartës i liste, bashkëpunëtorë i dr.Numan Balic në zgjedhjet e 2010”, thuhet në njoftimin e PDU-së.
Madje në njoftimin e partisë thuhet se u akuzua dy herë padrejtësisht por doli triumfues nê proceset gjyqësor të zhvilluara ndaj tij. Ai mishte akuzuar për mashtrime dhe kërkim të favoreve seksuale. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera