A e kërcënoi Haki Abazi se do të përdoren revolet, flet Hisen Berisha
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 13 May 2022
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha pati një përplasje verbale me deputetin e VV-së, Haki Abazi në seancën e Kuvendit në lidhje me përfshirjen e veteranëve në Projektligjin për pagën minimale.
Berisha në një bisedë për Gazetën Express, tha se Abazi pas seancës i ka thënë që të sqarohen për përplasjen që kanë pasur ose ta zgjidhin atë me armë.
“Për këtë që deklarove duhet të ulemi e të sqarohemi, ose të shkojmë te revolet”, më tha Haki Abazi, deklaroi deputeti Hisen Berisha.
Ndërkaq ish-komandanti i Betejës së Koshares tha se Abazit i ka thënë që s’ka prekur armë me dorë që nga përfundimi i luftës por që është zanatli.
“E sa për ato që të thashë ulemi edhe rrafsh e ta dëshmoj me shumë fakte e dokumente çfarë ke bërë në Beograd. Qe 23 vjet s’kam përdorur armë, por për to jam zanatli”, ka thënë Berisha për Gazetën Express.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha është përplasur me deputetin e VV-së, Haki Abazi teksa replikonte me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca për veteranët.
Berisha është konfrontuar verbalisht me Haki Abazin e VV-së të cilit ia ka përmendur një fotografi të tij që qarkullon nëpër internet, ku Abazi në cilësinë e përfaqësuesit të Fondacionit Rockfeller kishte vizituar arkivat e ushtrisë serbe në Beograd.
“Nuk e kam e lanë unë, keq është bërë 20 vjet, ku ke ti që s’e bëre, nuk kanë pasë kohë ata me shku në Beograd me bë harta me gjeneralë të Serbisë. Je kah flet me Hisen Berishën, kujdes”, i ka thënë Berisha deputetit të VV-së Abazi.
Fillimisht kryetari Konjufca i tha Berishës se s’është në rregull të flitet për atë se kush ka qenë në luftë nga partitë.
“Në LDK e shoh një që ka qenë, VV pi shoh 5 e në PDK po i shoh 2. Kjo është gjendja aktuale qysh po i shoh tash, nuk bën me hy andej sepse ka nga grupet parlamentare që ofendohen, prandaj është gabim të folët në mënyrë monopolizuese, nuk është në rregull me fol prej dimensioneve të komplekseve kush ka qenë e kush s’ka qenë sepse prej të gjitha grupeve parlamentare këtu kanë qenë”, tha Konjufca.
Pasi mori fjalën e tij për replikë Berisha tha se i njeh veteranët nëpër parti prandaj s’e ka pasur për dikë në veçanti kur deklaroi se kompleksi që s’kanë marrë pjesë në luftën e UÇK-së i bën që t’i diskriminojnë veteranët nga përfshirja në pagën minimale
“Unë nuk e bëra thirrjen për veteranët që janë në sallë, se unë i njoh të gjithë problemi është se vendimmarrja e tillë është diskriminuese dhe ju e dini se kategoria më e diskriminuar janë pikërisht veteranët sepse e dijmë mirë se me 170 euro s’mund të jetojmë dy ditë, sepse kartelat tona na tregojnë tjera shifra, të tjera në bankomat”, tha ai.
Të tjera
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...