Sport

A e ka merituar Prishtina fitimin e Superkupës së Kosovës? Ky është komenti i Tovërlanit

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 24 January 2021

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ për të diskutuar për më të rejat e fundit në futbollin e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

I njohuri ndryshe edhe si ‘Toki’ ka komentuar edhe finalen e Superkupës së Kosovës, ku Prishtina e mposhti Dritën me rezultat 3-1, në duelin e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Tovërlani ka thënë se Prishtina me shumë mëritë e ka fituar ndeshjen, pasi është treguar më e mirë se Drita edhe në aspektin fizik edhe në atë taktik.

-Advertisement-

“Prishtina ishte shumë më e mirë se Drita në dy aspekte, fizikisht dhe taktikisht. Drita as nuk është mbrojtë mirë taktikisht, as nuk sulmoi taktikisht. Ndërrimi i portierit i solli siguri Prishtinës. Unë po mendoj që Prishtina tregoi shumë më tepër në këtë ndeshje. Prishtina e fitoi ndeshjen me shumë meritë”, ka thënë Toverlani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera