Lajme

A e ka braktisur Labi përfundimisht AKR-në?

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 06 February 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, i njohur gjerësisht si Labi, ka folur për kalimin e tij në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tahiri ka thënë në televizionin T7, se kalimi i tij në grupin parlamentar të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj nuk nënkupton se ai ka ndërruar parti.

Ai ka thënë se ende është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, por se i është bashkuar AAK’së në Kuvend në mënyrë që të mund të marrë pjesë në komisionet parlamentare.

-Advertisement-

“Jo, s’kam kaluar (në AAK)”, ka deklaruar Tahiri në T7. “Kur të kaloj, e bëj publike”, është shprehur ai.

Pacolli e ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit të tij në AKR.

“Jam i paparashikueshëm”, është shprehur ai. “Por, nuk e dëmtoj shoqërinë asnjëherë”, ka thënë Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera