A e dini se Vjosa Osmani e Valdete Daka janë familjare mes veti?
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 23 January 2021
Pas zhvillimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d e Presidentit, Vjosa Osmani ka kritikuar kryetaren e KQZ’së, Valdete Daka, e cila së fundi po përballet me sulme të njëpasnjëshme nga Lëvizja Vetëvendosje.
Presidentja në detyrë, sot ka paralajmëruar siç ka thënë, “ruajtjen e integritetit të KQZ’së”, nëse siç tha, vazhdon puna e KQZ’së ashtu si vendet e djeshme.
“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit”, ka thënë Osmani e cila mban numrin dy në listën e LVV’së për deputetë.
Por a e dini se Osmani dhe Daka kanë lidhje familjare mes vete.
Ato të dyja, vijnë nga e njëjta familje nga Mitrovica, ato janë kushërira, raporton Magazina.al.
Në biografinë zyrtare të kryetares së KQZ’së shkruan se Valdete Daka u lind më 19 prill 1961 në Mitrovicë vend ky ku ka lindur edhe Osmani.
Të tjera
-
Shtetet europiane mbështesin ligjin e ri për transparencën e taksave
Të dhënat tatimore të kompanive të mëdha shumëkombëshe mund të bëhen shumë sh...
-
Merkel: Duhen disa muaj për krijimin e certifikatës së vaksinave
Do të duhen rreth tre muaj për të krijuar një certifikatë vaksinimi COVID-19,...
-
Adriatik Kelmendi infektohet me Covid-19, njoftohet gjatë intervistës me Hoxhajn
Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka treguar se pas testimit për COVID-19...
-
Gazetari Duriqi rrëfen se si iu kundërvye sulmuesve
Gazetari Visar Duriqi pas rrahjes brutale që pësoi mbrëmë në mesnatë ka dekla...
-
OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën
Më shumë se 850 000 persona kanë vdekur në të gjithë Evropën për shkak të COV...
-
Dyshohet se spiunonte për rusët, arrestohet punonjësi i Bundestagut gjerman
Një shtetas gjerman është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh për llogari të...
-
Osmani i reagon Lajçakut për hartën, ia përmend gjenocidin serb
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani i ka reaguar të dërguarit special të BE-s...
-
Zyrtare: UNICEF sjell sonte në Kosovë shiringat për vaksinën kundër COVID-19
Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosov...
-
Rëndohet situata në Finlandë, vendi pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme
Finlanda pritet të ashpërsojë masat anti covid, si pasojë e rritjes së jashtë...
-
Haziri tregon se çka i thoshte Rugova për fitoren e LDK’së
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri tregon se si presidenti i Kosovës, Ibrahim...
-
“Fjalor pa përvojë e diletantesk. Negociatat janë art” / Limaj godet Kurtin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressi...
-
Limaj tregon nëse do të shuhet NISMA
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar në emisionin Pres...