A e dini sa pensionistë në Kosovë kanë patentë-shofer?

Autori: Gazeta inFokus
07:20 | 19 May 2023
Në vendin tonë rreth 50 mijë persona mbi moshën 65 vjeçare vazhdojnë të jenë të regjistruar me patentë-shofer. Ndërkaq Ligji për patentë- shofer parasheh që për të moshuarit mbi 65 vjeç vazhdimi i patentë-shoferit bëhet në çdo pesë vite në bazë të certifikatës mjekësore.
“Çdo njeri që del në pension duhet t’i nënshtrohet kontrolleve. Unë çdo vjet kontrolloj sytë, tensionin, yndyrat, diabetin”, thotë për Radio Kosovën, Xhevat Gashi, shofer mbi 65 vjeç.
Ai pasi ka dalë në pension, për të vazhduar patentë-shoferin, duhet t’i nënshtrohet analizave mjekësore.
Personat e shtyrë në moshë e që posedojnë patentë-shofer shpeshherë pësojnë aksidente në trafik. Madje pasojat në disa raste janë edhe me fatalitet.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi, për Radio Kosovën sqaron se shoferët që arrijnë moshën 65 vjeç, duhet çdo dy vjet t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore:
“Ndoshta në një të ardhme të afërt kjo do të ketë një praktikë tjetër mirëpo momentalisht, duhet të kenë certifikatë mjekësore çdo dy vjet. Ministria duhet t’i mbajë në evidencë”, tha ai.
Rexhepi thotë se jo çdo herë shoferët e kanë këtë mundësi. Sipas tij, me certifikata mjekësore disa shoferëve iu pamundësohet vazhdimi i patentës.
“Me certifikatat mjekësore ndodh disa herë që shoferëve iu pamundësohet vozitja e mjeteve të rënda, mjeteve të udhëtarëve dhe mjeteve që bartin materie të rrezikshme”, tha ai.
Ndërsa rreziku më i lartë sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, është për të moshuarit.
Ai thotë se institucionet duhet të kujdesen për infrastrukturë të duhur ligjore për pensionistë dhe persona mbi moshën 65 vjeç, që janë pjesëmarrës në trafik si vozitës të automjeteve.
Ai sqaron se personave mbi moshën 65 vjeç duhet t’u ndalohen kategoritë e larta siç janë C dhe D, dhe t’u lihet e drejta për vozitje vetëm kategoria B, por që t’iu kufizohet qarkullimi mbi 25 kilometra nga vendbanimi.
“Çdo vit duhet ta marrin certifikatën e mjekut. Kjo bëhet për shkak të zvogëlimit të aftësive mendore dhe fizike dhe mos t’iu ndalohet e drejta për vozitje”, tha ai.
Ndryshe Dedaj, vlerëson se personat të cilët ngasin automjetet mbi moshën 65 vjeç, niveli i rrezikut për sa i përket sigurisë rrugore është i lartë.
Sipas tij, lodhja, pagjumësia, sëmundjet kronike kanë ndikimin e tyre gjatë drejtimit të automjetit. Për shkak të moshës, reagimi i tyre është i ngadaltë dhe paraqesin rrezik për sigurinë rrugore.

Të tjera
-
“Reuters” shkruan për zgjedhjet në Shqipëri: Partia Socialiste po kryeson në votat parlamentare
Mediumi prestigjioz ndërkombëtar “Reuters”, ka shkruar për rezultatin e zgjed...
-
Sulm*ohet një person me aftësi të kufizuara në Ferizaj
“Cufa”, një qytetar i Ferizajt me aftësi të kufizuara, është sulmuar fizikish...
-
Prokuroria nis hetime lidhur me vdekjen e dizejnatorit Festim Isufi
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet li...
-
Bajrami deklarohet pas takimit në ZRrE: Thanë se vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në Zyr...
-
Numërohen 203 nga 405 kuti në Shkodër, PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë
Në qarkun e Shkodrës, deri tani janë numëruar 203 nga 405 kutitë e votimit. S...
-
Vizita e Trendafilovës në Kosovë, OVL-UÇK: E papranueshme
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Komandanti i KFOR-it pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutuan për sigurinë e dialogun
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico ...
-
Time Kadrijaj nga Gjykata Kushtetuese: Kërkuam pezullim të përkohshëm të seancave
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka dorëzu...
-
Përfundon numërimi i votave në Tepelenë, ja cila parti renditet forcë e parë
Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës. Partia Socialiste ...
-
SPAK publikon të dhënat për shkeljet zgjedhore
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bë...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Viti nga policia japin detaje
Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Ballancë të Vitisë janë dëgjuar tri shtëna...
-
Shpallen rezultatet në njësinë 10 në Tiranë – ja kush po prin bindshëm…
Janë shpallur rezultatet edhe në njësinë 10 administrative në Tiranë, ku bind...