Lajme

A e dini i cilit vend është kampioni Dardan Morina? (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 02 July 2017

Kikboksieri shqiptar, Dardan Morina për herë të 17-të ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë WKU.

Kampioni i shumëfishtë botëror i cili mbrëm në raundin e tretë nakuatoi kundërshtarin italian, Matteo Calzetta, është i lindur me datën 04 Prill 1990 dhe vendëlindja e tij është fshati Drenoc i Komunës së Malishevës, shkruan Infokusi.com

Babai i tij, Milazim Morina është mjaftë i respektuar, punëtor dhe që njihet prej vitesh për investime të medha që ka bërë në familje.

-Advertisement-

Babai i Dardanit ka punuar në Gjermani dhe atje më pasë ka marrë femijët e tij, por tani pasi që ka dalë në pension jeton në fshatin e tij në Drenoc të Malishevës.

Edhe Dardani kur vjen për pushume në Kosovë rrin në vendlindjen e tij. Kjo është shtepia luksoze e ndertuar në Drenoc.

Të afërm dhe komshi të Dardanit kanë thënë për portalin infokusi.com se ai dhe familja e tij pavarësisht famës dhe kapitalit që kanë, kjo familje është shumë modeste.

“Dardani vjen në Drenoc në çdo pushim dhe si krejt bashkatdhatarët tjerë del në Malishevë e në ambijentet ku rrijm ne të gjithë”, ka thënë një komshi i Dardan Morinës./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera