“A e di që mami yt bën filma seksi?”/ Sharon Stone zbulon si humbi kujdestarinë e djalit për shkak të…
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 09 March 2023
Sharon Stone ka treguar sesi e humbi kujdestarinë e djalit të saj të madh në të njëjtën kohë kur po ngrinte karrierën e saj. Aktorja e famshme mori qendrën e vëmendjes kur luajti në filmin hit romantik “Basic Instinct” në vitin 1992. Por kur karriera e saj ishte në kulmin e saj, jeta e saj personale ishte ndryshe.
Stone ishte e ftuar në podkastin “Table for Two” me Bruce Bozzi, ku u shpreh se roli i saj legjendar në filmin “Basic Instinct” i kushtoi kujdestarinë e humbjes së djalit të saj, Roan, të cilin e adoptoi së bashku me ish-partnerin, Phil Bronstein.
“Humba kujdestarinë e fëmijës. Gjykatësi e pyeti vogëlushin tim: ‘A e di që mami yt bën filma seksi?’. Menduan se e dinin se çfarë prindi isha, sepse bëra atë film”, tha aktorja.
“Njerëzit vërtiteshin pa rroba në TV, rregullisht, ndërsa unë humba kujdestarinë e fëmijës, kur panë lakuriqësinë time për 16 sekonda”, shtoi Stone, duke theksuar se e gjitha kjo e dëmtoi shumë psikologjikisht dhe fizikisht. Sharon tha se u detyrua të shkonte në spital për aritmi.
Kjo e fundit ka folur për kujdestarinë e djalit edhe në vitin 2021, në librin me kujtimet e saj, të titulluar “The Beauty of Living Twice”. Në veprën e saj, thekson se ajo dhe Bronstein u ndanë në vitin 2004 dhe se nuk mund ta tregonte arsyen se pse e humbi kujdestarinë e të birit, për shkak të një marrëveshjeje konfidencialiteti, si dhe për “respekt” ndaj tij.
Por, Stone ndau ndjesitë e saj: “U ndëshkova sepse ndryshova perceptimin se si ne i shohim gratë dhe e kuptoj që duke shkruar këtë libër, mund të ndëshkohem sërish. Por, këtë herë nuk kam frikë!”, tha ajo, duke shtuar edhe se pas humbjes së kujdestarisë, nuk mund të funksiononte siç duhej. Flinte çdo pasdite dhe thjesht nuk mund të ngrihej nga shtrati.
Më pas, Stone mësoi se vuante nga anoreksia.“Ndalova së ngrëni, u copëtova dhe as nuk e kisha vënë re. Isha shtrirë dhe kisha hequr dorë. Zemra ime, mesa dukej, ishte thyer me të vërtetë”, nënvizoi ajo. Gjithashtu, tha se ndërkohë që mundohej të përmirësonte shëndetin, duhej të vijonte të luftonte për djalin e saj.
“Unë e bëra këtë për 13 vjet, luajta një lojë shumë të gjatë dhe shumë të vështirë shahu, në përpjekje për t’i siguruar atij gjithçka që mundja, për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Tani, shtëpia dhe familja ime janë kompletuar dhe unë jam në gjendje të rigjej suksesin në pjesën tjetër të jetës, sepse zemra ime është plot”, përmbylli aktorja legjendare historinë e saj.
Të tjera
-
Dosja e Prokurorisë: Vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se kryen veprën terrọriste duke përdorur eksplọziv në kanalin e Ibër-Lepencit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës ...
-
Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të va...
-
Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të sụbstạncave nạrkotike
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritut aktakuzë kundër të pandehurit E.Ll...
-
Bashota: Unë, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla kemi dhënë dorëheqje pasi kishte hatërmbetje nga komandantët e zonave
Sokol Bashota se në një mbledhje të 12 nëntorit të 1998-ës ai ishte emëruar z...
-
Maliqi: Personat me aftësi të kufizuara janë kategoria më e margjinalizuar në vend
Të gjithë jemi njerëz, të gjithë jemi të barabartë”, është moto e organizatës...
-
Shërbime mjekësore e psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit me SHSKUK-në
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHS...
-
Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Hamza: Aftësia e kufizuar s’duhet të shihet si kufizim, por si aftësi e ndryshme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se aftësia e kufizu...
-
Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit e fitojnë të drejtën që të kthehen në punë brenda tri dite
Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka bërë të ...
-
ATK mbledh 883.6 milionë euro nga tatimet
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se 883.6 milionë euro tatime janë...
-
Guvernatori Ismaili takon ekspertët e lartë të misionit të FMN-së
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili z...
-
U mbajt edhe nga Osmani: Presidenca i reagon Kurtit e Pecit për Darkën e Lamës
Presidenca e Kosovës ka reaguar për Darkën e Lamës, e cila u organizua mbrëmë...
-
Pacolli: U bë lamë “Darka e Lamës”, s’dihet as kush ha e kush paguan – por në fund fatura taksapaguesit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shkruar për darkën e sht...