A e detyroi VV-në rritja e Daut Haradinajt dhe dështimi i Arben Vitisë të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 13 September 2021
Ka kohë që gara për Prishtinën ka filluar. Tanimë partitë politike kanë zyrtarizuar personalitetet me të cilët synojnë ta fitojnë kryeqytetin. Partia në pushtet, e cila edhe ka udhëhequr me kryeqytetin për dy mandate ka vendosur që të kandidojë me ministrin e Shëndetësisë Vitia.
Natyrisht që për shumë kë kjo kandidaturë në fillim shihej si e pa konkurrencë në garën për Prishtinë, si dhe fitorja e Vitisë shihej si punë e kryer tashmë.
Në anën tjetër, Daut Haradinaj kishte kohë që kishte filluar aktivitetin e tij në Prishtinë. Fillimisht kandidatura ishte befasi për opinionin por njëherit ishte edhe një shtytje që edhe partitë e tjera të dalin me kandidatura serioze. Haradinaj me energjinë e tij befasoi të gjithë. Fillimisht pranë vetes ndërtoi ekip ekspertësh dhe njohës të të gjitha fushave, ndërsa në listën për asamble përfshiu personalitete të respektuara në Prishtinë.
Tani kur situata me pandemi është jashtë çdo kontrolli, Vitia më nuk e ka atë primat që e kishte muaj më parë. Keqmenaxhimi me sistemin e vaksinimit si dhe pakënaqësitë e stafit shëndetësor lidhur me pagesën e shtesave, ka bërë që Vitia nga një figurë e pa prekshme të shndërrohet në një figurë dështuese.
Kjo ka vënë në panik Vetëvendosjen e cila po kërkon me ngulm shtyerjen e zgjedhjeve, me shpresë se kjo do t’i shpëtojë nga humbja eventuale në kryeqytet. Siç duket në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përgatitjes së terrenit për të shtyrë zgjedhjet është vënë edhe pesidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kujtojmë se zgjedhjet e fundit janë mbajtur pavarësisht faktit se Kosova ishte në situatë pandemike, kurse më të zëshmit në kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve ishin pikërisht zyrtarët e partisë që tani është në pushtet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...